Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.
Siç ka bërë të ditur Presidenca, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet në rajon dhe kontinent.
“Presidentja Osmani ka përsëritur përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për paqe dhe siguri, duke nënvizuar se Kosova vazhdon të jetë në vijë të njëjtë me partnerët ndërkombëtar për këto çështje. Presidentja ka falënderuar Sir Peach për angazhimin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, gjersa ka shprehur vendosmërinë që të vazhdohet koordinimi me Mbretërinë e Bashkuar si një nga aleatët kryesor dhe historik të Republikës së Kosovës”, thuhet nga Presidenca.
-
Osmani: Do t’i thellojmë raportet me Mbretërinë e Bashkuar në çështje sigurie
-
Emisari britanik diskuton për sigurinë dhe anëtarësimin në KiE me liderët shtetërorë
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori britanik, diskutojnë edhe për dialogun
-
Osmani e Kurti takohen me Peach, flasin për dialogun dhe sigurinë në Kosovë
-
Osmani takon zv.presidentin e PE-së, diskutojnë për procesin integrues të Kosovës