Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë që ka nisur më 1 tetor dhe zgjatë deri në fund të muajit.
Në një konferencë për media, Osmani tha se shqiptarët duhet të bashkohen kundër politikës shoviniste të Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Derisa Serbia përmes një politike shoviniste vazhdon ta përdorë spastrimin etnik si mjet administrativ për t’i larguar shqiptarët nga Lugina, të gjithë shqiptarët duhet të bashkojnë forcat duke eliminuar pengesat që po i bën Serbia në procesin e regjistrimit. Përgjatë këtyre javëve kam pasur takime me institucione vendore dhe ndërkombëtarë, ku kam ngritur këtë çështje, kam kërkuar që ndërkombëtarët të takohen me liderët politikë të Luginës”.
Osmani shtoi se javën e ardhshme do t’i takojë liderët shqiptarë.
“Të hënën do t’i takojë të gjithë liderët nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja. Të gjithë shqiptarët t’i bashkohen procesit të regjistrimit, të tregojnë se janë troje që kanë jetuar gjithmonë dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë”.