Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis regjistrimi i popullsisë në Luginën e Preshevës

Regjistrimi i popullsisë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ka filluar të shtunën. Ky proces do të zgjasë deri më 31 tetor.

Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi, u kanë bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në këtë proces. 

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka bërë thirrje te shqiptarët në Luginë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar.

“Regjistrohu, regjistro familjen, regjistro të gjithë e gjithsecilin nga Kosova apo nga Diaspora”, ka shkruar Mustafi ndër të tjera.