Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani u adresohet të premten deputetëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do tu drejtohet këtë të premte deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të mërkurën, se seanca është paraparë të zhvillohet në pra 10:00.

“Sot Kryetari i Kuvendit ka prezantuar kërkesën e presidentes për t’iu adresuar deputetëve dhe kjo do të ndodhë të premten në ora 10:00 në një seancë të veçantë”, ka thënë Kusari-Lila.