Kuvendi i Kosovës sot (e enjte) pritet të mbajë 4 seanca plenare. Në seancën e parë e cila pritet të nis në orën 09:30, deputetëve do tu adresohet presidentja Vjosa Osmani.
Në një seancë tjetër plenare, e cila pritet të nis në orën 10:00, Kuvendi do të shqyrtojë në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë orën 12:00 deputetët do të mbajnë vazhdimin e seancës plenare, të ndërprerë ditë më parë, ndërsa në orën 13:00, në një seancë të jashtëzakonshme deputetët pritet të shqyrtojnë në lexim të dytë Projektligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis.