Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër në Kuvend shqyrtohet në lexim të dytë buxheti

Nesër në Kuvend do të mbahen tri seanca.

Në një seancë që do të fillojë nga ora 10:00 do t’i adresohet Kuvendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndërkohë në një seancë të jashtëzakonshme që fillon nga ora 11:00, do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.

E nga ora 18:00 do të vazhdohet seanca plenare me pikat e papërfunduara nga seanca e mbajtur më 25, 26 nëntor dhe 6 dhjetor.

Në rend dite do të jenë tri pika:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-067 për inspektimet, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020.