Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi sot mban dy seanca

kuvendi

Foto: Driton Paçarada

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kuvendi i Kosovës sot të mbajë dy seanca plenare.

Seanca e parë, e cila do të nisë në orën 9:00 mbahet në nderim të akademikut Rexhep Qosja i cili vdiq të enjten e javës që shkoi.

Ndërkohë që seanca tjetër nis në orën 12:00.

Në rend ditë është shqyrtimi i disa projektligjeve, përfshirë atij për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Rendi i ditës

1.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-040 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030,

2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,

3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-044 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,

5. Emërimi i tre (3) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,

 6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës,

 7. Emërimi i drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.