Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i adresohet Parlamentit Evropian këtë të mërkurë, ka njoftuar Presidenca e Kosovës, që ka thënë se adresimi do të mbahet me ftesë të Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Presidenca ka njoftuar se është hera e parë që një president i Kosovës si shtet i pavarur, do t’i drejtohet seancës plenare të Parlamentit Evropian.
“Presidentja Osmani do t’i adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian lidhur me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo do të shprehë mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që Parlamenti Evropian ka ofruar për Kosovën që nga vitet e 90-ta”, thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se Osmani do të takohet me Metsolan paraprakisht e pastaj ehde me udhëheqës të grupeve kryesore politike në PE.
Priten edhe takime me përfaqësues të Këshillit të Evropës.
-
Osmani takon Metsolan, e informon për "lidhjet e qarta të Serbisë me sulmet në veri"
-
Osmani të enjten i adresohet Kuvendit
-
Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Britaninë e Madhe
-
Osmani: Presidentja e PE-së – ndër aleatet më të forta të Kosovës
-
Osmani në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të kërkojë integrimin e Kosovës