Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ish-sekretarin e shtetit John Kerry në Konferencën COP28, të cilin e ka informuar për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë.
Ajo e ka theksuar rëndësinë e udhëheqjes amerikane për stabilitet të qëndrueshëm.
“Në COP28 takova sekretarin John Kerry dhe e informova për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovën duke theksuar rëndësinë e lidershipit amerikan për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm”, ka shkruar ajo në X.
COP është konferencë e rregullt vjetore e nivelit të lartë e organizuar nga OKB-ja, me fokus në ndryshimet klimatike.
Kjo është hera e parë që Kosova ftohet në takimin e liderëve të COP-it.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani: Partneriteti me SHBA-në jetik, shtyllë për garantimin e stabilitetit afatgjatë
-
Osmani në SHBA thekson rëndësinë e forcimit të raporteve, sidomos në mbrojtje e ekonomi
-
Osmani flet me O’Brienin për sigurinë në rajon
-
Osmani takon Sullivanin: SHBA-ja me rol jetik për paqe dhe siguri
-
Osmani flet me Blinkenin për stabilitetin në rajon