Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu është takuar të shtunën me kryeministrin e shtetit të Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dohas.
Gjatë takimit, presidentja ka vlerësuar lartë marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona. Në kontekstin e Forumit të Dohas, Presidentja Osmani ritheksoj përpjekjet e përbashkëta të Kosovës dhe Katarit si dy vende paqedashëse, gatishmërinë për t’i adresuar sfidat bashkëkohore.
Presidentja falënderoi kryeministrin për mbështetjen ndaj Kosovës që nga paslufta, duke përfshirë realizimin e projekteve të ndryshme të financuara nga populli dhe shteti i Katarit. Po ashtu, Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Shtetin e Katarit.
Presidentja vlerësoi rolin e rëndësishëm të Katarit në mbështetjen e Kosovës në iniciativa të ndryshme ndërkombëtare. Ajo potencoi nevojën për të avancuar bashkëpunimin diplomatik duke u anëtarësuar edhe në organizata ndërkombëtare në të cilat akoma nuk jemi të përfaqësuar si dhe duke e rritur numrin e njohjeve për pavarësinë e Kosovës.
-
Osmani: Kosova dhe Katari të përkushtuara për të thelluar raportet bilaterale
-
Osmani takohet me emirin e Katarit: Të përkushtuar t'i thellojmë raportet ndërshtetërore
-
Osmani takon presidentin e Sirisë: Po hapim kapituj të ri bashkëpunimi
-
Osmani e Kurti presin në takim ministren e Katarit për Zhvillim Social
-
Osmani takohet me emirin e Katarit, diskuton edhe për trajtimin e invalidëve të luftës nga radhët e UÇK-së