Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani takohet me emirin e Katarit: Të përkushtuar t'i thellojmë raportet ndërshtetërore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me emirin e shtetit të Katarit, sheikun Tamim bin Hamad Al Thani. Osmani është në vizitë zyrtare në Katar.

Osmani e ka falënderuar emirin e Katarit, ndërsa ka thënë se Kosova është e përkushtuar për të thelluar marrëdhëniet ndërshtetërore me Katarin.

“Populli i Kosovës nuk do ta harrojë asnjëherë zemërgjerësinë e Shtetit të Katarit në momente të vështira e deri më sot. Ne mbesim të përkushtuar që të thellojmë raportet ndërshtetërore”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Presidentja Osmani po qëndron në Doha të Katarit për të marrë pjesë në edicionin e njëzetë të Forumit të Dohas i cili ka mbledhur liderë botëror, politikbërës, studiues dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar hapat përpara pas zhvillimeve të shkaktuara nga pandemia në të gjitha aspektet e jetës dhe zhvillimeve të fundit gjeopolitike, përfshirë luftën në Ukrainë.