Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka takuar kryetarin e Kuvendit Konsultativ të Shtetit të Katarit, Hassan bin Abdulla Al-Ghanim me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në mes të dy vendeve tona.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, Osmani ka falënderuar kryetarin Al-Ghanim për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Katarit, duke ritheksuar gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në fusha të ndryshme duke përfshirë ekonominë, energjetikën dhe bujqësinë.
“Dy bashkëbiseduesit këmbyen mendimet për ndikimin e agresionit rus kundër Ukrainës në kontinentin evropian dhe rajonin tonë, sigurinë energjetike dhe atë të ushqimit”, thuhet në njoftim.
Osmani bëri thirrje për rritje të bashkëpunimit ndërparlamentar si një mjet i fuqishëm bashkëpunimi mes dy shteteve. Si dy vende mike, Kosova dhe Katari mbeten partnerë të besueshëm dhe të përkushtuar për të thelluar raportet bilaterale.
-
Osmani takohet me kryeministrin e Katarit, vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve
-
Osmani e Kurti presin në takim ministren e Katarit për Zhvillim Social
-
Osmani takohet me emirin e Katarit, diskuton edhe për trajtimin e invalidëve të luftës nga radhët e UÇK-së
-
Osmani e Rama në Katar: Kosova me potencial të jashtëzakonshëm për investime
-
Osmani pret mbështetjen e Katarit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare