Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani shpreh mirënjohje për përforcimin e trupave të KFOR-it

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen për përforcimin e trupave të KFOR-it, që ndodhi pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit në fund të shtatorit dhe pasi Serbia dërgoi ushtrinë përgjatë kufirit me Kosovën.

Në një takim me komandantin e ri të KFOR-it, Ozgan Ulutash, Osmani ka theksuar rëndësinë e koordinimit të ngushtë në shërbim të sigurisë në Kosovë.

Siç ka njoftuar Presidenca e Kosovës, Osmani në një takim të premten, ka uruar Ulutashin për detyrën “duke shprehur besimin e plotë për bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”.

Po ashtu në takim, Osmani ka theksuar “rëndësinë e koordinimit në përballjen me sukses ndaj sfidave e kërcënimeve të hapura nga Serbia që tentojnë të cenojnë sigurinë, stabilitetin dhe integritetin territorial të vendit, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të vendit”.

“Në këtë drejtim, Presidentja shprehu mirënjohjen për përforcimin e trupave të KFOR-it, të cilat po i përkrahin institucionet e Kosovës në patrullim të kufirit me Serbinë”, thuhet në njoftim.

Edhe Osmani e komandanti i KFOR-it diskutojnë për "kërcënimet me dronë" nga Serbia Arbëri 9 muaj më parë Osmani e komandanti i KFOR-it diskutojnë për "kërcënimet me dronë" nga Serbia

Ndërkaq, Ulutash është zotuar për bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e Kosovës për ta realizuar përgjegjësinë në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit.

Pas tensioneve të fundit në veri të vendit, NATO-ja ka vendosur për shtim të trupave të KFOR-it.