Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u takua me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland, i shoqëruar nga disa kryetarë komunash e biznesesh gjermane.
Osmani i ka thënë zëvendëspresidentit të Parlamentit Evropian se synon ta fuqizojë edhe më tej rolin e Kuvendit si dhe ta rrisë mbikëqyrjen efektive ndaj Qeverisë.
Në këtë kontekst, ajo ka potencuar se sikurse edhe në Gjermani, Kuvendi i Kosovës po përpiqet ta reduktojë përdorimin e letrës, duke i dhënë një fokus të veçantë zhvillimit të politikave mjedisore.
Kurse zëvendëspresidenti i PE-së, Wieland ka shprehur interesimin që të vazhdojë projekti i shkëmbimit të nxënësve me komunat gjermane. Në të njëjtën kohë, ai ka ftuar për vizitë në Baden-Württemberg, një delegacion nga Kosova, në funksion të shkëmbimit të përvojës parlamentare dhe asaj nga pushteti lokal. Në diskutimin e tij, Wieland ka potencuar rëndësinë e politikave arsimore dhe luftës kundër korrupsionit.
Ndërkaq kryekuvendarja Osmani e ka cilësuar korrupsionin pengesë kryesore për investitorët dhe të njëjtën kohë ka thënë se institucionet e tashme të Kosovës e kanë prioritet luftën ndaj kësaj dukurie.
Ajo ka falënderuar Wieland për mbështetjen e deritashme dhe ka thënë se "projektet me të cilat shkëmbehet dija, e ndihmojnë fuqishëm Kosovën".
-
Osmani takon zv.presidentin e PE-së, diskutojnë për procesin integrues të Kosovës
-
Nënkryetari i Parlamentit Evropian entuziasmohet me synimin e Qeverisë Kurti për ta luftuar korrupsionin
-
Osmani kërkon mbështetjen e kryeministrit holandez për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
-
Osmani e Von der Leyen bisedojnë për afrimin e Kosovës me BE-në
-
Abdixhiku pret zëvendëspresidentin e PE-së, flasin për procesin e dialogut