Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderimet më të larta shtetërore nga homologu i saj slloven, Borut Pahor.
Pas takimit dy palësh, Osmani dhe Pahor do të mbajnë konferencë të përbashkët për media (11:25).
Presidentja Osmani gjatë vizitës së saj zyrtare në Slloveni do të takohet edhe me udhëheqës të Parlamentit të Sllovenisë si dhe të Këshillit Kombëtar të Sllovenisë.
Ndërkohë, forcave të Armatosura të Sllovenisë, Osmani do t`ua ndajë një dekoratë për kontributin për paqe dhe siguri në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, në të cilin përgjatë viteve kanë shërbyer mijëra ushtarë sllovenë. \ksp
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani udhëton në Slloveni, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
-
Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE
-
Osmani pritet me nderime ushtarake në Hungari: Vizitë e rëndësishme për avancim të marrëdhënieve
-
Osmani diskuton me homologen sllovene për zhvillimet në fushën e sigurisë
-
Osmani: Sllovenia, mbështetëse e fortë e së ardhmes sonë euroatlantike