Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Estonisë në Kosovë, Sander Soone, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe e ka falënderuar për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës.
Osmani ka shfaqur shpresën në mbështetjen e mëtejme të Estonisë në rrugën evropiane të Kosovës, duke llogaritur në mbështetjen e saj edhe në organizata e mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.
Siç bëhet e ditur në njoftim për media, Osmani ka diskutuar me ambasadorin Soone për vizitën e saj në Estoni në pjesën e parë të qershorit, duk e konsideruar si një mundësi të mirë për vendosjen e bashkëpunimit në shumë sfera të interesit të përbashkët, e posaçërisht në atë të modelit transformues shtetëror të teknologjisë informative në ofrimin e shërbimeve për qytetarët për të cilën gjë ky shtet njihet në nivel global.
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori britanik, diskutojnë edhe për dialogun
-
Osmani pret mbështetjen e Katarit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Shqipërisë
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri japonez
-
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Tajlandës