U.d. presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur aktin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.
Ceremonia është paralajmëruar nga Kryeministria për sot në ora 14:30, ndërsa nga ora 15:15 është paralajmëruar konferencë e përbashkët për media e kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti dhe ministres së Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj.
“Marrëdhëniet ndërmjet dy popujve tanë kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi. Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hapë rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”, thuhet në deklaratë të Osmanit.
Artikuj të ngjashëm
-
Fusha e mbrojtjes, ndër temat e bisedës mes Osmanit dhe presidentit izraelit
-
Osmani kërkon ndihmë nga Izraeli për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare
-
Presidentja Osmani bisedon me homologun e saj izraelit për thellim të bashkëpunimit
-
Osmani telefonon homologun izraelit: Njohja e ka forcuar edhe më tej pozicionin ndërkombëtar të Kosovës
-
Vendosen marrëdhëniet diplomatike Kosovë-Izrael