Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të enjten një bisedë telefonike me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog.
Osmani me këtë rast e ka uruar presidentin Herzog për pranimin e detyrës dhe shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin me Izraelin në fushën e politikës, tregtisë, arsimit, energjetikës dhe mbrojtjes.
Ndërkaq, presidenti Herzog shprehu falënderimin për krijimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve dhe ofroi mbështetjen e tij për thellimin e raporteve bilaterale.
Presidentja Osmani në këtë bisedë telefonike potencoi se raporti i Kosovës me Izraelin është i hershëm dhe daton nga periudha e Luftës së Dytë Botërore kur shqiptarët në Kosovë mbrojtën hebrenjtë, ndërsa presidenti Herzog nënvizoi mbështetjen e shtetit të Izraelit për refugjatët shqiptarë nga lufta në Kosovë.
Presidentja Osmani dhe presidenti Herzog u pajtuan për komunikim të mëtejmë dhe në realizimin e vizitave përkatëse në Kosovë dhe Izrael.
-
Fusha e mbrojtjes, ndër temat e bisedës mes Osmanit dhe presidentit izraelit
-
Osmani kërkon ndihmë nga Izraeli për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare
-
Osmani telefonon homologun izraelit: Njohja e ka forcuar edhe më tej pozicionin ndërkombëtar të Kosovës
-
Osmani përshëndet aktin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Izraelit
-
Osmani ia thekson sekretarit të Ligës Arabe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës