Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Për Rezallën dhe çdo vend ku janë kryer krimet nevojitet drejtësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën e Rezallës në 23-vjetorin e saj.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Presidencës, ajo ka thënë se forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, më 5 prill të vitit 1999 rrethoi shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vrau 98 djem e burra.

“Duke u përpjekur t`i fshehin gjurmët e krimit, autorët zhdukën 44 viktima, një pjesë e të cilëve u gjetën vite më pas në një varrezë masive në Rudnicë të Serbisë. E vërteta nuk mund të fshihet, ndaj do të jetë përkushtim i yni i vazhdueshëm. Për Rezallën dhe çdo vend të Kosovës ku janë kryer krime nevojitet drejtësi. Të rënët në këtë masakër nuk do të harrohen kurrë dhe bashkë me përvjetorët e lirisë do të kujtohen çdoherë”, ka theksuar Osmani.

Në këtë masakër, nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999, serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Edhe Në 25-vjetorin e masakrës së Rezallës, liderët kërkojnë drejtësi për viktimat Arbëri Në 25-vjetorin e masakrës së Rezallës, liderët kërkojnë drejtësi për viktimat

Nga masakra në Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër është ndër më të mëdhatë që ndodhën gjatë luftës në Kosovë.

Me rastin e 23-vjetorit të kësaj masakre, kryeministri Albin Kurti do të bëjë të martën, homazhe në Rezallë.