Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës duhet të jetë orientim parësor i institucioneve për çdo çështje që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Pas takimit me homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj, të hënën, Osmani foli edhe për çështjen shumë të diskutuar ditëve të fundit – për bartjen e shamive.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës duhet të jetë dhe vazhdon të jetë orientim parësor i institucioneve të Republikës së Kosovës për çdo çështje që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Kjo kushtetutë ka përcaktuar një parim themelor që është parim fondamental mbi të cilin edhe është ndërtuar sistemi ynë juridiko-kushtetues, ai është parimi i laicitetit. Prandaj është tejet me rëndësi që në institucionet e Kosovës të respektohet ky parim. Çështja e dytë që e ka përcaktuar qartë kjo kushtetutë është detyrimi i të gjitha institucioneve publike të Republikës së Kosovës që respektojnë vendimet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si standarde nëpërmjet të cilave zgjidhjet çdo çështje që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat e njeriut”, ka thënë Osmani.
Kryeministri Kurti në fundjavë tha se është për që gratë mbi 16 vjeç të bartin shami në jetën publilke.
“Sa i përket propozimit që mosha të zbresë në 16-vjeç, nëse kjo çështje lidhet me të drejtën e votës, atëherë do të kërkoj ndryshim të Kushtetutës, sepse siç e dini ky prag është përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por çdo ndryshim legjislativ e kushtetues do të jetë përfundimisht vullnet i deputetëve të Republikës së Kosovës dhe unë asnjëherë, sikurse deri më tani, nuk e kam imponuar vullnetin tim mbi deputetët, por siç e thash është shumë me rëndësi që ky bazament kushtetues i Republikës sonë të respektohet”, ka thënë Osmani, raportoi KSP-ja.
Sipas saj, nëse dikush mendon që po i cenohet ndonjë e drejtë, mund të ndjekë rrugët ligjore deri në Gjykatën Kushtetuese.
Edhe
Kurti: S’duhet të ketë ndalim të shamisë në Kosovë, pragu mosha 16-vjeçare
“Për dallim nga shumë kushtetuta anekënd botës që nuk ia lejojnë individit të drejtën që ta dërgojë një çështje të lirive dhe të drejtave të veta deri në Gjykatën Kushtetuese, te ne ekziston kjo mundësi. Prandaj nëse dikush mendon se po cenohet ndonjë e drejtë ekzistojnë rrugët ligjore, administrative e kushtetuese që ta adresojnë këtë çështje në të gjitha këto instanca deri te Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ajo.
-
Vjosa Osmani dorëzon në Kuvend amendamentet për ndryshim të Kushtetutës, nis shqyrtimi i tyre
-
Osmani s’e përjashton kandidimin në zgjedhje, do të vendosë pas atyre të dhjetorit
-
Osmani kërkon që vajzat të mos i përfshihen në luftë politike, disa gazetarë i quan “Radoiçiqa”
-
Osmani: Largova vajzat nga shkolla publike shkaku i sigurisë