Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani njofton SHBA-në për përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës

Vjosa OSmani  Anu Prattipati

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar të ngarkuarën me punë të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, për tendencat e vazhdueshme të Serbisë për destabilizimin e Kosovës.

Siç ka njoftuar Presidenca, në një takim të hënën, Osmani e Prattipati diskutuan për arrestimin e qytetarëve serbë në Gjakovë e në Prizren, që pretendonin se ndodheshin në pelegrinazh.

“Duke folur për situatën e sigurisë dhe zhvillimet në këtë sferë, Presidentja Osmani theksoi tendencat e vazhdueshme të Serbisë për destabilizimin e Kosovës dhe të të gjithë rajonit përmes veprimeve të mirëkoordinuara me struktura ilegale dhe banda kriminale serbe. Presidentja Osmani diskutoi me znj. Prattipati për arrestimin e djeshëm të qytetarëve serbë në Gjakovë dhe në Prizren, të cilët pretendonin se ndodheshin në pelegrinazh. Porse, hetimet e deritashme kanë treguar se këto grupe kishin ndërlidhje me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”, thuhet në njoftim.

Osmani e ka cilësuar këtë veprim si “pjesë të një përpjekjeje të vazhdueshme nga Serbia për destabilizimin e Kosovës, përmes kërcënimeve dhe dhunës”.

Osmani ka thënë se kjo përbën ndërhyrje të papranueshme në sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës.

Edhe Osmani takohet me Pratipattin, diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend Arbëri Osmani takohet me Pratipattin, diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend

Presidentja ka shtuar se Kosova nuk do të tolerojë asnjë ndërhyrje që rrezikon paqen,  rendin kushtetues dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim përkatësie.

Osmani dhe Prattipati kanë diskutuar edhe për thellim të aleancës strategjike me SHBA-në.