Presidentja Vjosa Osmani dhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, kanë diskutuar të enjten për rëndësinë e respektimit të masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit dhe për pritjen e aktgjykimit final.
Sipas një njoftimi të Presidencës së Kosovës, në takim Osmani e Prattipati kanë diskutuar edhe për rëndësinë e funksionalizimit të të gjitha institucioneve dhe për zhvillimet e fundit në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë 24-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, Osmani ka thënë se Kosova qëndron përgjithmonë me popullin amerikan, në mbrojtje të paqes dhe për të ardhmen më të mirë për brezat që vijnë.
Është diskutuar edhe për aktivitetet që do të realizohen gjatë Javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.