Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani njofton se Fahrije Hoti do të garojë për deputete: I bashkohet rrugëtimit tonë politik

vjosa osmani

Fahrije Hoti do të jetë pjesë e garës zgjedhore në zgjedhjet e 7 qershorit. Lajmin e ka bërë të ditur ish-presidentja Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se Hoti do t’i bashkohet rrugëtimit të tyre politik, në përfaqësim të qytetarëve.

“Një heroinë e gjallë në Kuvendin e Kosovës! Kur një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë. E fortë si guri, e pastër si loti, punëtore si askush tjetër, krah i përhershëm për gratë, për Krushën dhe për gjithë Kosovën - e pas 7 qershorit, Fahrije Hoti, deputete e Kuvendit, në përfaqësim të secilit prej jush. Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën”, ka shkruar ajo.

Osmani ka thënë se forcën e kanë dëshmuar bashkë edhe përballë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Këshillin e Sigurimi, Parlamentin Evropian dhe ngjarje tjera.