Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë dyditore në Gjermani, ka bërë të ditur Presidenca në një njoftim për media.
Sipas njoftimit, Osmani ka udhëtuar me ftesë të presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Pos takimit me Steinmeierin, Osmani pritet të takohet edhe me ministrin e Jashtëm, Haiko Maas, me odën e bizneseve gjermane, Rrjetin për Politikë të jashtme dhe përfaqësues të mërgatës.
Po ashtu, Osmani do të mbajë ligjëratë me temën “Shtetndërtimi dhe procesi i transformimit, prioritetet dhe sfidat“ në Universitetin Humboldt.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani në Gjermani, pritet të takohet me presidentin dhe zyrtarë shtetërorë
-
Osmani të martën në Gjermani në vizitë dyditore
-
Osmani pret Von der Leyenin
-
Presidenti gjerman i thotë Osmanit t’i krijojnë kushtet për anëtarësim në BE e KiE
-
Osmani diskuton me ministren gjermane Luhrmann për masat e BE-së dhe Procesin e Berlinit