Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani në takim me Stoltenbergun: Anëtarësimi në NATO qëllim strategjik i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe zv. kryeministrja Donika Gërvalla, janë takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që NATO-ja jep për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes.

“Qëllimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në komunitetin euroatlantik”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca. “Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Anëtarësimin në këto organizata është prioritet i Kosovës dhe një parakusht për sigurimin e paqes në rajon, ashtu edhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta”.

Osmani ka thënë se duhet fillimisht Kosova të përfshihet sa më parë në Partneritetin për Paqe.

Osmani ka cekur edhe bashkërendimin e shteteve demokratike në rajon me NATO-n për të siguruar mjedis të sigurt dhe për të ndaluar veprimet destabilizuese të Rusisë në rajon.

Edhe Osmani: Synimi i Kosovës, në përputhje me konceptin e NATO-s Arbëri Osmani: Synimi i Kosovës, në përputhje me konceptin e NATO-s

Stoltenbergu ka thënë se KFOR-i mbetet vigjilent dhe i përkushtuar për të implementuar mandatin që e ka nga OKB-ja.

“Ai po ashtu ka rikonfirmuar përkrahjen e NATO-s ndaj dialogut Beograd – Prishtinë të ndihmuar nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e NATO-s.