Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se Kosova ka synim të anëtarësohet në Programin e Partneritetit për Paqe dhe në NATO dhe ky synim sipas saj, është në përputhje me konceptin strategjik të Aleancës veri-atlantike.
Osmani u takua të enjten në Prishtinë me zv.sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, të cilit i shprehi mirënjohje për prezencën e NATO-s në Kosovë, thuhet në njoftimin e saj në Facebook.
“Në takim me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană ritheksova mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t'i mirëpritur vendet aspiruese të Ballkanit Perëndimor në NATO. Uniteti transatlantik është vendimtar për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë si dhe për ta luftuar ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj”, shkroi Osmani.
-
Osmani në takim me Stoltenbergun: Anëtarësimi në NATO qëllim strategjik i Kosovës
-
Osmani – kreut të Asamblesë së NATO-s: Kosova synon anëtarësimin e plotë
-
Osmani takon Rutten, riafirmon gatishmërinë për koordinim në mbrojtje të paqes e sigurisë në Kosovë
-
Osmani takon ndihmëssekretarin e NATO-s, rithekson përkushtimin e Kosovës për anëtarësim
-
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO domosdoshmëri për arkitekturën e sigurisë në rajon