Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar të premten kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar zyra e presidentes.
Në njoftim mes tjerash thuhet se, në takim me kryeministrin Mitsotakis, Presidentja Osmani ka theksuar nevojën e përfundimit sa më parë të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe nevojën për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Presidentja Osmani ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me Greqinë në çështjet me interes të ndërsjellë.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani: Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Greqi i dobishëm edhe për rajonin
-
Osmani takohet me kryeministrin grek, vlerëson raportet në ngritje mes të dyja vendeve
-
Osmani takim me katër kryeministra, prioritet liberalizimi dhe integrimet euroatlantike
-
Osmani takohet me Scholzin, flasin për liberalizimin e vizave për Kosovën
-
Osmani në Çeki kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave