Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të enjten me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë të ditur Osmani në Facebook.
Ajo ka shkruar, se me Scholzin diskutoi për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës.
Po ashtu Osmani ka thënë se ia ka rikonfirmuar Scholzit përkushtimin e Kosovës për paqe dhe siguri e stabilitet në rajon dhe Evropë.
“Sot në Potsdam, diskutim me Kancelarin Scholz, për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave. Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë”, ka shkruar Osmani.
Presidentja Osmani e shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci në Potsdam.
-
Osmani takon Scholzin në SHBA
-
Osmani takon Scholzin, e falënderon për qëndrimin e qartë të Gjermanisë për lirimin e policëve
-
Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE
-
Osmani i kërkon Gjermanisë mbështetje për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës
-
Osmani diskuton me ministren gjermane Luhrmann për masat e BE-së dhe Procesin e Berlinit