Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se në një takim me kryetarin e Senatit çek, Milos Vystrcil, ka adresuar çështjen e liberalizimit të vizave.
Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se Osmani ka thënë se Kosova ka nevojë për rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian gjatë presidencës çeke.
“Kosova ka nevojë për rrugë të qartë drejtë BE-së gjatë Presidencës Çeke. Mbështetja për procesin e liberalizimit të vizave duhet të jetë në agjendë, sepse është një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar ajo.
Në takim, Osmani ka kërkuar edhe përkrahjen e senatit çek për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që parlamentarët luajnë në këtë proces, sidomos në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Osmani ka diskutuar me kryetarin Vystrcil për rëndësinë e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe e më pas në NATO.
“Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale, sikurse edhe në forcimin e diplomacisë parlamentare ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.
-
Osmani: Vendimmarrja politike gjatë Presidencës Çeke më se urgjente
-
Osmani: Vendimtare që liberalizimi i vizave të përfundojë gjatë Presidencës çeke
-
Osmani në Holandë kërkon mbështetje për liberalizim të vizave
-
Osmani takon ambasadorë e përfaqësues të BE-së: Sivjet të mbyllet çështja e vizave
-
Osmani takon ambasadorët e shteteve të BE-së: Urgjente heqja e masave të padrejta ndaj Kosovës