Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar në Holandë mbështetje për liberalizim të vizave.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Wopke Hoekstra, Osmani ka thënë se Kosova tash e sa kohë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Osmani i ka bërë thirrje Holandës që së bashku me shtetet e tjera anëtare të BE-së të angazhohen që liberalizimi i vizave për Kosovën të marrë epilog gjatë presidencës çeke.
Njoftohet se Osmani ka folur edhe për agjendën evropiane të Kosovës, duke rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të vendit për të vazhduar punën në reforma të rëndësishme në të gjitha fushat, e njëkohësisht edhe përgatitjen për aplikim për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
“Në takim me zv.kryeministrin Hoekstra, Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen holandeze për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe dhe në NATO. Po ashtu, në këtë takim Presidentja Osmani dhe zv.kryeministri Hoekstra diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në rajon dhe Evropë, si dhe për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve.
Ndërkohë, Osmani edhe në Çeki ka kërkuar mbështetje për vizat, në takimin që pati me kryetaren e Dhomës së Deputetëve, Marketa Pekarova Adamova. Përkrahje kërkoi po ashtu edhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Partneritetin për Paqe dhe në NATO.
-
Osmani në Çeki kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave
-
Osmani përpiqet të bindë shtetin skeptik për vizat: Kosova i ka plotësuar kriteret
-
Osmani i propozon presidentit të Singaporit liberalizim të plotë të vizave
-
Osmani i kërkon Kallasit heqjen e plotë të masave: Kosova ka përmbushur kushtet
-
Osmani kërkon mbështetjen e kryeministrit holandez për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës