Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve që ka zhvilluar të mërkurën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë pjesë e një diskutimi edhe në organizatën “Ëorld Affairs Council” në Dallas.
Aty ka diskutuar për rrugëtimin e Kosovës dhe zhvillimet në vend në dritë të dinamikave sfiduese globale. Osmani ka thënë se Serbia po punon kundër gjithçka që SHBA-ja ka bërë në rajon.
“Kosova është sot storie suksesi e mbështetjes së SHBA-ve, teksa Serbia me miqtë e saj po duan të godasin vlerat e etabluara nga mbështetja amerikane duke punuar kundrejt gjithçkaje që kanë bërë SHBA-të në rajonin tonë”, ka thënë Osmani.
Osmani ka theksuar se garantimi i sigurisë në Kosovë është garancë për sigurinë në Evropë.
“Prandaj, angazhimi dhe mbështetja e vazhdueshme për garantimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, është garancë për siguri në tërë kontinentin evropian, por edhe në SHBA, po ashtu”.