Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ish-sekretaren amerikane, Hillary Clinton, në kuadër të iniciativës “Clinton”.
Osmani ka theksuar se për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia.
Ajo falënderoi më tej Clintonin për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Kosovës.
“Në një bashkëbisedim me Sekretaren Clinton sot, e falënderova atë personalisht, Presidentin Clinton dhe të gjithë popullin amerikan që na ndihmuan që sot t’i gëzojmë këto të drejta dhe po vazhdojnë të na ndihmojnë që shembulli e zëri i Kosovës të jehojnë anekënd botës”, ka shkruar ajo në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani takohet me ish-presidentin Clinton
-
Osmani dhe Clinton bashkohen në rrëfimin për Kosovën në New York
-
Zëvendëssekretari i Shtetit diskuton me Osmanin për fushat e mundshme të bashkëpunimit
-
Osmani në Berlin: Falë Clintonit, Kosova sot frymon e lirë
-
Osmani takonin kongresistin Torres, flasin për zhvillimet në Kosovë e rajon