Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në manifestimi qendror për 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit deklaroi se kjo lidhje ishte thirrje për zgjim e bashkim kombëtar në kohën kur po rrezikohej ekzistenca e kombit.
“Ajo shprehu qartë jo vetëm përcaktimin e shqiptarëve për shtet të pavarur, si instrument të rëndësishëm politik për realizimin e aspiratave të tyre, por edhe orientimin e tyre drejt familjes e vlerave më të larta qytetëruese perëndimore”, tha Osmani.
Presidentja u shpreh se Lidhja e Prizrenit tregoi vetëdije të lartë politike shtetërore dhe u shndërrua në platformë të fuqishme nacionale.
Ajo tha se Lidhja e Prizrenit ka shërbyer si model i përhershëm, nga e cila janë frymëzuar breza të tërë intelektualësh, dijetarësh, shkrimtarësh e politikanësh dhe nga e cila kanë buruar projekte të tjera përbashkuese të tipit nacional kulturor, sikurse ai i viteve të 90-ta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
E, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi se Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një prej ngjarjeve të jashtëzakonshme të historisë së kombit shqiptar. Ai tha se kjo lidhje punoi me të gjitha forcat për të afirmuar kombin shqiptar dhe për të kundërshtuar copëzimin e trojeve etnike shqiptare.
Edhe
Në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit kërkohet ruajtja e aleatëve
“Ishte kjo besëlidhje që projektoi krijimin e një shteti shqiptar, të lirë dhe të pavarur”, tha ndër të tjera Begaj.
Sot, mbushen 145 vjet që kur më 10 qershor të vitit 1878 ka filluar organizimi dhe themelimi i Lidhjes së Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15. Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtar shqiptar./KP
-
Begaj përmend forcimin e bashkëpunimit mes shqiptarëve në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit
-
Osmani: Ambiciet shoviniste serbe sërish janë në skenë, na duhet unitet për t'i kaluar
-
Osmani: Shqipëria të jetë zëri i Kosovës aty ku s’ka përfaqësim
-
Historianët për Lidhjen e Prizrenit: Fillimi i një epoke të re për shqiptarët