Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kongresisti amerikan Ritchie Torres,është një zë i fuqishëm për Kosovën në Kongresin amerikan.
Osmani e ka pritur sot kongresistin Torres të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e pandalshme të tij për Republikën e Kosovës.
“Kongresisti Ritchie Torres është kampion i vërtetë i lidhjes së veçantë në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Sot, në një takim të përzemërt në Presidencë, diskutuam për punën e tij të pandalur në mbështetje të Republikës së Kosovës, si dhe për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Jemi thellësisht mirënjohës që kongresisti Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, vazhdon trashëgiminë historike të kongresistit Eliot Angel si një nga zërat më të fuqishëm për Kosovën në Kongresin amerikan”, thuhet në postimin e Osmanit në Facebook.
-
Osmani takonin kongresistin Torres, flasin për zhvillimet në Kosovë e rajon
-
Osmani në SHBA thekson rëndësinë e forcimit të raporteve, sidomos në mbrojtje e ekonomi
-
Torres: Dashuria e Kosovës për Amerikën është e thellë, ashtu si dhe miqësia e saj
-
Konjufca falënderon kongresistin Torres për përkrahjen ndaj Kosovës
-
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, pritet nga Osmani