Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, me të cilin ka diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit, me theks të veçantë në veri dhe në vijën kufitare me Serbinë, ka njoftuar Presidenca.
Në komunikatë thuhet se është diskutuar edhe për bashkëpunim ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie.
“Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit”, thuhet tutje në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani e Rama diskutojnë për bashkëpunimin në kuadër të Bordit të Paqes
-
Barbano: Situata në veri stabile, ka nxitës të mundshëm për tensione
-
Von der Leyen takon Osmanin
-
Osmani: Evropa ta përqendrojë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, si hap kyç për sigurinë
-
Osmani takon shefin e OSBE-së: Raportet e OSBE-së të pasqyrojnë me saktësi realitetin në terren