Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Alexander Stubbin në zgjedhjen e tij si president i Finlandës.
Në urimin e saj për tashmë homologun finlandez, Osmani ka thënë se pret me padurim që të punojnë së bashku për të ndërtuar lidhje të mira mes vendeve.
“Urime për Alexander Stubb në zgjedhjen e tij si President i Finlandës! Pres me padurim të punojmë së bashku për të ndërtuar mbi lidhjet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë”, ka shkruar ajo në platformën X.
Ish-kryeministri konservator i Finlandës, Alexander Stubb, ka fituar zgjedhjet presidenciale të së dielës, tregojnë rezultatet përfundimtare. Ai ka arritur t’i sigurojë 51.6 për qind të votave, ndërsa rivali i tij i Partisë së Gjelbër, Pekka Haavisto, ish-ministri i Jashtëm, ka mbledhur 48.4 për qind. Këto janë zgjedhjet e para që kur Finlanda i është bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s.
-
Presidenti i Finlandës: Garancitë e sigurisë për Ukrainën kërkojnë gatishmëri për ta luftuar Rusinë
-
Osmani vlerëson ambasadorin finlandez për rolin në afrimin mes dy shteteve
-
Osmani: Kompromisi kërkohet për Qeverinë, Kuvendin e presidentin
-
Begaj kërkon angazhim të forcave politike për stabilitet institucional në Kosovë
-
Osmani: Kur e kam informuar Kurtin se i kemi 82 vota, më ka thënë tash s’i ki votat e VV-së