Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se në këtë takim është diskutuar çështja e hapjes së Urës së Ibrit.
Osmani ka potencuar se hapja e urës është në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës.
“Presidentja Osmani ka ripotencuar rëndësinë që plani i zbatimit për hapjen e urës të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, dhe se hapja e saj është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se është diskutuar edhe për zhvillime që ndërlidhen me Procesin te Berlinit.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin gjerman Rohde
-
Hapja e Urës së Ibrit çështje diskutimi mes Osmanit dhe Goffusit
-
Rohde: Aktualisht nuk bëhet fjalë për hapjen e Urës mbi Ibër
-
Ruge: Vendimet për Urën e Ibrit të merren përmes dialogut
-
Zyrtari i NATO-s: Vendimet për Urën e Ibrit të merren përmes dialogut