Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani e quan riafirmim të marrëdhënieve të mira Kosovë – Zvicër vizitën e Moretit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur riafirmim të marrëdhënieve, edhe ashtu të mira ndërmjet popullit të Kosovës dhe Zvicrës, vizitën e presidentes së Këshillit Kombëtar zviceran, Isabelle Moret.

Osmani ka thënë në një konferencë për media të martën se pret që të hapen rrugë të reja të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Ne shohim këtë vizitë si riafirmim i marrëdhënieve të jashtëzakonshme ndërmjet popullit të Kosovës dhe Zvicrës. Kam falënderuar Zvicrën për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës përgjatë historisë. Shpresojmë që tani e tutje të hapim edhe rrugë të reja të bashkëpunimit. Duke parë potencialin e rinisë sonë, besoj që Kosova ka kapacitete njerëzore për të atraktuar investitor nga Zvicra. Diskutuam edhe për situatën me Covid-19. Diskutuam edhe për dialogun Kosovë - Serbi dhe pata mundësi t’i shpreh qëndrimet tona”, ka thënë Osmani, raporton KOHA.