Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve në kuadër të Samitit të presidentëve të shteteve të rajonit Brdo-Brijuni, ka zhvilluar një takim me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Sipas njoftimit të dërguar mediave nga Presidenca, të dy presidentët i kanë vlerësuar të mira marrëdhëniet ndërshtetërore dhe kanë potencuar se komuniteti shqiptar në Mal të Zi dhe pakica malazeze në Kosovë janë urë lidhëse.
Osmani dhe Gjukanoviq, kundërshtuan idetë për ndryshimin e kufijve në rajon, por edhe shfaqën shqetësimin për rritjen e ndikimit të Rusisë në rajon.
Gjithashtu njoftohet se është diskutuar për bashkëpunimin bilateral dhe rajonal, liberalizimin e vizave, rrugën evropiane të Kosovës si dhe anëtarësimin në NATO.
“Në takimin ndërmjet të dy presidentëve, gjithashtu është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit në sferën e turizmit, kulturës, arsimit dhe shkëmbimit ekonomik e tregtar”, thuhet tutje në njoftim.
-
Osmani merr pjesë në takimin e liderëve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione
-
Osmani në Mal të Zi: E ardhmja e vendeve tona është në BE
-
Osmani në vizitë zyrtare në Mal të Zi, do të takohet me Gjukanoviqin e Abazoviqin
-
Osmani e Gjukanoviqi zotohen që kontestet për kufi t’i zgjidhin në frymë miqësore
-
Presidentët e Kosovës, Malit të Zi e Bosnjës të shqetësuar për zhvillimet e fundit