Arbëri

Osmani në vizitë zyrtare në Mal të Zi, do të takohet me Gjukanoviqin e Abazoviqin

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar në Mal të Zi për vizitë zyrtare me ftesë të presidentit të shtetit fqinj Milo Gjukanoviq.

Siç ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës, Osmani, do të zhvillojë takime me Gjukanoviqin, ndërsa po ashtu do të takohet edhe me kryeministrin e mali të Zi, Dritan Abazoviq.

Do të takohet edhe me kryetarin e Ulqinit, Omer Bajraktari dhe atë të Tuzit, Nik Gjeloshaj.

“Gjatë vizitës në shtetin fqinj, Presidentja Osmani do të zhvillojë takim me presidentin Gjukanoviq, ku përveç konfirmimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërshtetërore, do të diskutohet edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit. Presidentja Osmani gjatë vizitës në Mal të Zi do të takohet edhe me Kryeministrin Dritan Abazoviq. Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit. Në Ulqin, presidentja Osmani përveç takimit me kryetarin Omer Bajraktari, do të realizojë takime të ndara me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi dhe një grup intelektualësh dhe miqsh të Kosovës. Kurse në komunën e Tuzit, pas takimit me kryetarin Nik Gjeloshaj do ta vizitojë një nga bizneset e suksesshme të kësaj komune, i cili njëherit është edhe investimi më i madh nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Presidencës.