Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë të shtunën në Mal të Zi.
Me ftesë të autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, ajo do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, Jakov Milatoviq.
Pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, ku presidenti jep betimin, Osmani, krahas homologëve të rajonit do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur.
“Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në komunikatën e Presidencës.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani ftohet në inaugurimin e Milatoviqit si president i Malit të Zi
-
Osmani merr pjesë në takimin e liderëve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione
-
Osmani nis takimet me liderë në kuadër të Samitit për Ukrainën
-
Inaugurimi i presidentit të Malit të Zi mbledh liderët e Ballkanit
-
Abazoviq takohet me Osmanin: Mali i Zi po promovon bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon