Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ia ka shpalosur vërejtjet sa i përket draftstatutit të propozuar nga Bashkimi Evropian për Asociacionin të dërguarit të BE-së për dialogun, Peter Sorensen.
Ajo ka theksuar se draftstatuti nuk do ta kalonte çfarëdo testi në Gjykatën Kushtetuese, dhe sipas saj, nuk është në përputhje me Kushtetutën.
“Sa i përket takimit që kishim me përfaqësuesin e ri të BE-së ne në detaje prezantuam vërejtjet tona sa i përket draftstatutit. U dakorduam që këto diskutime të vazhdojnë edhe më tej. Për shkak se shumë prej tyre janë në nivel ekspertësh. Po flasim për draftstatutin e BE-së, që personalisht mendoj se nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe as me normat e BE-së, standardet e Këshillit të Evropës dhe vendimin Kushtetueses së 2015. Një draftstatut i tillë nuk ka se si të hyjë në fuqi dhe nuk besoj qe do të kalonte testin në Gjykatën Kushtetuese. Më shumë ishte takim njoftues. Me lidershipin e ri të BE-së shpresojmë që balanci të kthehet në tavolinë sepse do t’i ndihmonte vet kredibilitetit të procesit”, ka thënë ajo pas konferencës që mbajti me presidentin e Letonisë.
-
Draftstatuti i BE-së për Asociacionin “nuk ka gjasa të anulohet”
-
Osmani: Draftstatuti i BE-së për Asociacionin në kundërshtim me Kushtetutën e vlerat evropiane
-
Osmani ia paraqiti Sorensenit vërejtjet për Draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja
-
Palokaj: Kosova duhet urgjentisht ta dërgojë në Kushtetuese draftin e Asociacionit
-
Kryeziu-Hyseni: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet të nënshkruhet marrëveshja e Brukselit