Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur i ka shprehur mirënjohjen e Kosovës deputetes britanike, Alicia Kearns, për thirrjet e saj për ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë.
Osmani ka shkruar në Twitter se Kosova do të ruajë vlerat e përbashkëta dhe se do të forcojë demokracinë.
“Faleminderit Alicia Kearns për përpjekjet tuaja të palodhura në ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë. Falënderoj të gjithë nënshkruesit për mbështetjen e tyre të fuqishme për sovranitetin dhe demokracinë e Kosovës. Së bashku, ne do të ruajmë vlerat tona të përbashkëta dhe do të forcojmë demokracinë!”, ka shkruar Osmani.
Kearns ka apeluar që të mos përsëriten gabimet e së kaluarës në Ballkan.
-
Osmani dekoron Kearnsin e cila alarmonte që serbët po kontrabandonin armë në kishat ortodokse
-
Kearns: Jetike që të mos i lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë
-
Osmani takoi deputeten Kearns, pret që ajo ta vazhdojë angazhimin ndaj Kosovës
-
Osmani pret në takim deputeten britanike, Alicia Kearns
-
Osmani: Serbia në vazhdimësi bën përpjekje për dëmtim të sovranitetit të Kosovës