Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, është pritur në takim të hënën nga Presidentja Vjosa Osmani.
Detaje lidhur me këtë takim nuk janë bërë të ditura nga palët, teksa ekipi i KOHËS në terren e ka parë Kearns teka ka hyrë në objektin ku ndodhet Zyra e Presidentes.
Kearns ishte deputetja britanike që pati alarmuar se si në Kosovë po kontrabandoheshin armë nga Serbia dhe se ato po ruheshin në kishat ortodokse serbe. Në korrik të 2023-s ajo pati thënë se transporti i këtyre armëve bëhet nëpërmjet autoambulancave.
E në shtator të po atij viti, si pasojë e një sulmi terrorist ishte vrarë në Banjskë të Zveçanit rreshteri Afrim Bunjaku. Nga këmbimi i zjarreve mes Policisë së Kosovës dhe grupit të armatosur ishin vrarë tre sulmues serbë.
Prokuroria Speciale tashmë ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për këtë rast terrorist.
-
Osmani dekoron Kearnsin e cila alarmonte që serbët po kontrabandonin armë në kishat ortodokse
-
Deputetja britanike që alarmoi para Banjskës: Kërcënimi në Ballkan, gjithmonë i pranishëm
-
Osmani takon ambasadorin britanik: Gjuha kërcënuese s’ka vend në diskursin publik
-
Osmani kongresistëve amerikanë: Serbia ende po i përkrah terroristët që kryen agresionin në Banjskë
-
Von der Leyen takon Osmanin