Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Letonisë, Egils Levits.
Osmani në një postim në Twitter, ka thënë se me presidentin letonez ka biseduar për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, por edhe për luftën në Ukrainë.
“Bisedova me presidentin e Letonisë, Egils Levits, si pjesë e konsultimeve të rregullta me homologët. Kemi biseduar për çështjet bilaterale, nevojën për të ofruar liberalizimin e vizave për Kosovën dhe rëndësinë për të vazhduar përkrahjen për Ukrainën. Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Letonisë ndaj integrimit tonë Euro-Atlantik”, ka shkruar Osmani në Twitter.
I spoke to ?? President @valstsgriba as part of my regular consultations with counterparts.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 14, 2022
Discussed bilateral affairs, urgency to deliver visa lib. for ?? & importance of continuing support for Ukraine.
Grateful for ??’s steadfast support for our Euro-Atlantic integration. pic.twitter.com/msSPMVtegQ
-
Osmani takoi presidentin e Letonisë, bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale
-
Osmani: Letonia e kupton më së miri pozicionin e Kosovës, kufizohemi me shtete agresore
-
Osmani pret në takim presidentin e Letonisë
-
Osmani në New York kërkon përmbylljen urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave
-
Osmani takohet me Scholzin, flasin për liberalizimin e vizave për Kosovën