Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takimin e organizuar në New York nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka kërkuar që të përmbylljen urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave.
Osmani në postim në Facebook ka thënë se ka kërkuar mbështetje po ashtu nga BE-ja që të tejkalohet kriza energjetike këtë dimër.
“Sot në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor potencova përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet dhe për rrugën e saj euroatlantike, kërkova përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër”, ka shkruar Osmani.
Osmani ka përsëritur edhe një herë se Kosova i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe se askush në rajon nuk duhet t’i shërbejë si satelit asaj për destabilizim të rajonit.
-
Osmani ia rithekson Kallasit domosdoshmërinë për heqjen e masave ndaj Kosovës
-
Osmani kërkon heqjen e masave ndëshkuese dhe hapjen e perspektivës evropiane
-
Osmani takon ambasadorët e shteteve të BE-së: Urgjente heqja e masave të padrejta ndaj Kosovës
-
Osmani i kërkon BE-së heqjen e masave e Britanisë mbështetje në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes
-
Borrell: Liderët e rajonit të marrin vendime të guximshme për të ecur drejt integrimit