Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i marrë të gjitha veprimet e duhura dhe brenda afateve procesi për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore të kryhet me sukses.
Në një takim të enjten me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, Osmani shprehu besimin ndaj institucionit të zgjedhjeve.
“Në takim u diskutua lidhur me përgatitjet që po bëhen lidhur me kërkesën për zgjedhje të reja në veri të vendit, nëpërmjet mbledhjes së 20% të nënshkrimeve të trupit votues, ashtu siç parashihet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Udhëzimin Administrativ të hartuar për këtë çështje. Presidentja shprehu besimin e saj se KQZ-ja, si institucion përgjegjës për administrimin e votimit, do t'i ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura dhe brenda afateve që ky proces të realizohet duke respektuar këtë të drejtë të qytetarëve në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Serbët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit kanë dorëzuar peticionet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë. Procesi tani po verifikohet nga KQZ-ja, përpara ndërmarrjes së hapave të tjerë.
-
Osmani: Serbia ndërhyri në votimet në veri, Kosova plotësoi kushtet e BE-së
-
Dallime brenda KQZ-së se kush duhet ta caktojë datën e votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri
-
KQZ-ja javën tjetër diskuton për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve në veri
-
KQZ-ja ka pranuar peticionet për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri
-
Nxit reagime nënshkrimi i peticionit nga qytetarët serbë