Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar peticionet për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave në veri.
Të enjten, KQZ-ja ka pranuar edhe peticionin nga Mitrovica e Veriut dhe ka thënë se procesi i verifikimit të nënshkrimeve mund të zgjasë.
“I kemi pranuar peticionet prej katër komunave dhe verifikimi i nënshkrimeve do të bëhet në vijim. Ka shumë numër i madh nënshkrimesh dhe nevojitet kohë për konfirmim”, ka thënë kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Për të ecur tutje, peticioni duhet të nënshkruhet nga së paku 20 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Artikuj të ngjashëm
-
KQZ: Nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve në veri po verifikohen
-
Dështoi iniciativa për shkarkimin e kryetarëve në veri
-
Miratohet formulimi i pyetjes në fletëvotimet për shkarkim të kryetarëve në veri
-
KQZ-ja të hënën shqyrton vendimet për procesin zgjedhor në veri
-
Më 21 prill votimi për shkarkim të kryetarëve në veri