Presidentja Vjosa Osmani gjatë konferencës për shtyp i është kundërpërgjigjur ish-bashkpartiakut të saj dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, pasi e akuzoi për hipokrizi.
Në një status në Facebook më 12 korrik, Hoti, e kishte kritikuar Osmanin për qëndrimin e saj ndaj Marrëveshjes së Washingtonit – dikur e kritikonte e gjatë qëndrimit në SHBA javën e kaluar, e lavdëroi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE Osmani ka thënë se Hoti është njeriu më jorelevant për të cilin nuk do ta humbë asnjë sekondë. Sipas saj, vetëm Serbia pretendon se Kosova nuk i ka zbatuar marrëveshjet.
“Hoti është njeriu më jorelevant për të cilin nuk dua ta humb asnjë sekondë. Nëse dëshironi ta bëni si pyetjen tuaj se a është zbatuar marrëveshja apo jo, dua ta them një gjë: Vetëm Serbia e akuzon Kosovën për moszbatim të marrëveshjeve. Cilën pjesë nuk e ka zbatuar Kosova? Gjithçka çka është kërkuar prej nesh, ka ndodhur. Në atë kohë (kur është nënshkruar Marrëveshja e Washingtonit v.j.), unë nuk kam qenë as kryeministre, as presidente”, ka thënë ajo.
Hoti: Osmani për pesë vjet në shërbim të agjendës shtetrrënuese të bashkëmashtruesit
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i është përgjigjur presidentes Vjosa Osmanit, duke thënë se ajo për pesë vjet mandat ka qenë në shërbim të agjendës shtetrrënuese të atij që ai e ka quajtur “bashkëmashtrues”, duke aluduar te kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Halli i Osmanit, sipas Hotit, është se si në prill kur ta dorëzojë mandatin, ajo do të mbetet bashkëfajtore për rrënimin e reputacionit dhe dëmet që i janë bërë e po i bëhen shtetit të Kosovës.
Ai ka thënë se presidentja nuk e tha asnjë fjalë për vendimin e Supremes “që konstatojnë uzurpimin e institucioneve nga LVV dhe partnerët e saj, përfshirë ish-partinë e saj Guxo”.
“Po i mbaron mandati 5-vjeçar në krye të shtetit të Kosovës pa asnjë rezultat e pa asnjë kontribut për shtetin e Kosovës. Pesë vite demagogji e mashtrime, të cilat po dalin sheshit. Pesë vite në shërbim të agjendës shtetrrënuese të bashkë-mashtruesit. Ky është problemi që ka Vjosa. Kjo e ka hallin se do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të LDK-së. Kjo e ka hallin se në prill e dorëzon mandatin dhe do të mbahet përgjegjëse dhe bashkëfajtore për rrënimin e reputacionit të shtetit të Kosovës dhe dëmet që i janë bërë e po i bëhen shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Më herët në konferencë për shtyp, Osmani u shpreh se Hoti është njeriu më jorelevant për të cilin nuk do ta humbë asnjë sekondë pasi deputeti i LDK-së e kishte akuzuar për hipokrizi ditë më herët.