Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Arrestimi i grupeve kriminale në veri, i domosdoshëm për mospërsëritje të veprimeve

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në një komunikatë për media të Zyrës së Presidencës, thuhet se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe hapat që po ndërmerren, siç theksohet, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Presidentja Osmani thuhet se ka shprehur mirënjohjen e thellë për shërbimin dhe profesionalizmin e demonstruar nga ushtarët e KFOR-it, siç theksohet, në ballafaqim me grupet kriminale të dhunshme në veri të vendit.

“Në këtë rast, presidentja Osmani theksoi se ballafaqimi me drejtësinë për grupet kriminale të mbështetura nga Serbia, që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët, është i domosdoshëm si garanci për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla të dhunshme”, thuhet në komunikatë.

Ajo thuhet se e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me Gjermaninë dhe ka konfirmuar partneritetin e palëkundur dhe gatishmërinë për një koordinim të ngushtë në të ardhmen, siç thuhet, me qëllim e ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend dhe rajon.

Edhe Osmani, Rohdes: Do të veproj në përputhje me Kushtetutën sa i përket stabilitetit institucional Arbëri Osmani, Rohdes: Do të veproj në përputhje me Kushtetutën sa i përket stabilitetit institucional

Presidentja Osmani gjithashtu ka takuar edhe ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Edhe në këtë takim thuhet se është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

“Në emër të qytetarëve të Kosovës, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për shërbimin, si dhe profesionalizmin e dëshmuar të trupave italiane të KFOR-it në ballafaqim me zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në veri të vendit dhe u dëshiroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar”, thuhet komunikatën e Presidencës për këtë takim.

Edhe në këtë takim Osmani thuhet se ka potencuar se “ballafaqimi me drejtësinë i grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët duhet të jetë përgjigja e vetme dhe se këto sulme duhet të dënohen nga të gjithë”.

“Ajo theksoi se qytetarët në veri po dëmtohen më së shumti nga kjo situatë, andaj kërkoi për bashkëpunim më intensiv në drejtim të garantimit të një ambienti më të sigurt për qytetarët dhe për lirinë e shprehjes. Ajo ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me Italinë, me ç’rast ka konfirmuar partneritetin e palëkundur dhe gatishmërinë për vazhdim të ngushtë të koordinimit me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend e rajon”, thuhet në komunikatë.

Image

Osmani ka takuar edhe ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, me të cilin gjithashtu thuhet se ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

“Gjatë takimit, presidentja Osmani dhe Ambasadori i Norvegjisë, Grondahl, diskutuan për modalitetet e vazhdimit të bashkëpunimit bilateral pas vendimit të autoriteteve norvegjeze për të mbyllur ambasadën në Kosovë”, thuhet ne komunikatën për media të Presidencës për këtë takim.

Edhe Osmani i kërkon Gjermanisë mbështetje për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës Arbëri Osmani i kërkon Gjermanisë mbështetje për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës
Image